
Pjesëmarrja në Europë për Kukësin është seriozisht e rrezikuar.
Skuadra e Kukësit u mposht nga Vllaznia me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.
Ekipi i drejtuar nga Diego Longo u ndëshkua në minutat e fundit të takimit nga Mehdi Çoba.
Atmosfera te kuksianët s’është aspak pozitive.
Përkundrazi drejtuesit kanë kërkuar kthesën nga përballja e ardhshme.
Nëse s’ndodh një gjë e tillë, gjasat janë që të ketë furtunë te verilindorët. Burime pranë klubit kuksian tregojnë se më i rrezikuari është Diego Longo.
Trajneri italian pritet të shkarkohet në rast se nuk arrihet Europa. Por, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ‘bum’ largimesh nga skuadra kuksiane.