• Wed. Apr 24th, 2024

‘Faleminderit për kontributin’, Kukësi mbyll bashkëpunimin me tre lojtarë

Kukësi ka mbyllur bashkëpunimin me tre futbollistë: dy të huaj dhe një shqiptar. Portugezi Tiago Ferreira, anglezi Layton Ndukwu dhe Jorgo Meksi, ish-kapiteni i Skënderbeut, nuk do jenë më pjesë e klubit verilindor deri në fund të sezonit.

“FK Kukësi njofton se futbollistët Tiago Ferreira, Layton Ndukwu dhe Jorgo Meksi nuk janë më pjesë e klubit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit.

Klubi i Kukësit i falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit të Superiores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *