
Mes këngëve e kostumeve popullore u zhvillua për të dytin vit ‘Festa e Bjeshkëve’ në Kukës.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi e konsideroi një mundësi më shumë për të tërhequr vëmendjen e turistëve përmes bukurive natyrore, po edhe për rikthimin e emigrantëve.
‘Qëllimi kryesor është kthimi i emigrantëve që tashmë kanë krijuar një ekonomi dhe të vijnë të investojnë në këto anë. Me bërjen e Rrugës së Arbrit, me bërjen e aeroportit do të ketë mundësi që të zhvillohen Bjeshkët si një destinacion’.
Ministri Klosi ftoi jo vetëm shqiptarët, por edhe turistët e huaj ta vizitojnë këtë zonë.
Klosi shtoi se përmes investimeve të bëra synohet që kjo zonë të jetë një ofertë turistike në 12 muajt e vitit.