• Thu. Apr 25th, 2024

Fitorja e tretë radhazi, Kukësi mposht me dy gola Erzenin

Superliga shqiptare mbylli këtë të hënë javën e tetë. Erzeni humbi 0-2 me Kukësin në “Niko Dovana”.

Verilindorët ia dolën në transfertë që të dalin me tri pikë, duke marrë fitoren e tretë radhazi. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17 nga Edi Basa.

Pas një krosimi nga e majta, sulmuesi stopoi bukur topin në zonë dhe me një goditje të fortë e ndali topin në rrjetën e Xhikës.

Në pjesën e dytë ka qenë Barbosa që në minutën e 68 do shënonte golin e qetësisë për skuadrën e Enkeleid Dobit.

Braziliani do kërcente më shumë se të gjithë në zonë, duke goditur bukur me kokë. Në sfidën e sotme u akorduan edhe pesë kartona të verdhë, teksa pati tension mes lojtarëve në fushë.

Ndërrimi i trajnerit te Kukësi disa javë më parë duket se ka dhënë efekt, me verilindorët që shkojnë në kuotën e 11 pikëve, për vendin e katërt. Një pikë më shumë për Erzenin, që mban vendin e tretë dhe pëson humbjen e dytë sezonale.

Superliga, java 8 – Rezultatet:
Egnatia 1-2 Teuta
Laçi 1-1 Vllaznia
Bylis 0-1 Tirana
Partizani 0-0 Kastrioti
Erzeni 0-2 Kukësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *