• Thu. Apr 25th, 2024

Fitorja e VV na kujton kryengritjen e 1912 të udhëhequn nga Hasan Prishtina

Shkruan Sulejman Dida

Zoti e bekoftë Kosovën për zgjedhjen që bani!

Nuk mund të mos jemi entuziastë për kët arritje madhore civilizuese.

Fitorja e VV na kujton kryengritjen e përgjithshme shqiptare të vitit 1912 të udhëhequn nga Hasan Prishtina, përcaktuese për pavarësinë e Shqipnisë, kryengritje ku Kosova mbajti peshën kryesore, madje e vetme, ndersa vetë ajo u sakrifikue.

E, sot kur të dyja pjesët i ka mbërthye për vdekje plutokracia si pushtet tue i rrezikue në shpërbamje të matejshme, ndodhi fitorja e Albinit, e Vjosws dhe idealistëve të tjerë që u banë bashkë.

E kjo fitore asht po aq e randsishme sa në vitin 1912 sepse u jep kurrajë shqiptarëve që ta marrin fatin në dorë përmes votës.

U jep zemër të mos i dorëzohen mafies dhe krimit, shantazhit dhe kërcenimeve.  Bashkimi i idealistëve, i njerezve të thjeshtë që e duen vendin dhe familjen ban energjinë e pandalshme rigjeneruese të kombit.

Zoti e bekoftë Kosovën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *