• Wed. Apr 24th, 2024

Fitorja me Partizanin, Hallaçi: Kukësi do bëjë hapin e madh, synojmë Kupën

Kukësi fitoi sot 1-0 me Partizanin për javën e 23-të në Superligën shqiptare të futbollit. Goli i Gjelbrim Taipit i dha tri pikë verilindorëve, ndërsa pas ndeshjes foli trajneri i Kukësit. Rraman Hallaçi u ndal te mbrojtja solide dhe loja e mirë duke përgatitur çdo situatë.

“Mendoj që kemi bërë një punë të mirë dhe do të jap maksimumin me lojtarët. Ata janë kryesorët sepse janë në fushë dhe kanë meritën më të madhe. Skuadra tashmë ka një mbrojtje mjaft solide dhe kam një kompliment për ata në veçanti. Kemi bërë mirë deri diku dhe jemi të kënaqur me lojtarët anësorë dhe gjithashtu me mesfushorët qendrore. Ne e kishim përgatitur çdo situatë. Skuadra ka bërë maksimumin në të dyja pjesët”, tha fillimisht Hallaçi.

Trajneri më pas tha se kjo fitore vlen nga ana psikologjike, me të tijtë që do duhet të bëjnë hapin e madh.

“Kishim mundësinë për ta mbyllur sfidën me atë rast të Basës. Në fundin e ndeshjes u mbrojtën mjaft mirë dhe diçka të tillë ia kërkova unë. Është një fitore që na ndihmon në anën psikologjike. Shpresojmë që të bëjmë hapin e madh që ende nuk e kemi bërë. Në krahun e majtë kishim më shumë vazhdimësi. Dragoshi nuk është ende në 100% e tij. Me skuadrën fola hapur para ndeshjes me të cilët i thashë që duhet hapi i madh. Ka lojtarë kryesorë që sot ndenjën në pankinë dhe mendoj se do të ketë minuta në Kupë”, përfundoi Hallaçi.

Me 28 pikë Kukësi mban vendin e tetë në klasifikim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *