• April 20, 2024 3:04 pm

Fjolla Morina është banorja më e re e Kukësit, ja ku do qëndrojë këngëtarja

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina doli një ditë më parë para gjykatës së ku u njoh me masën e sigurisë.

Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Morinën ndërsa u hodhën poshtë zërat se ajo kishte qenë shtatzënë.

Avokatja deklaroi se ‘Fjolla Morina u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe dy mjekë gjinekologe kishin vërtetuar se Morina nuk ishte shtatzënë’.

Por për zbutjen e masës së arrestit është marrë parasysh vajza 5 vjeçare e këngëtares e cila është e vetme në shtëpi.

Morina do të jetojë në një apartament me qira që do e marrë në Kukës, afër gjykatës.

Së bashku me të për masë ishte edhe biznesmeni nga Kosovar që jeton në Belgjikë Fysnik Syla si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji.

Të dy u lanë në arrest me burg 30 ditë, kohë brenda së cilës do bëhet një ekspertizë balistike për të vërtetuar nëse ka gjurmë kapilare të dy të arrestuarve në armën e gjetur në çantën e Morinës.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *