
Gjykata e Kukësit ka dënuar me 6 vite burgim në mungesë këngëtaren Fjolla Morina.
Ajo është shpallur fajtore nga Shkalla e Parë për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve dhe armëmbajtje pa leje.
Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska kërkoi në seancën gjyqësore që ndaj këngëtares të jepet një dënim me gjobë, por trupi gjykues vendosi 6 vite burgim.
Avokatja paralajmëroi se ky vendim do të apelohet.
Fjolla Morina u dënua në mungesë pasi është arratisur.
Këngëtarja po gjykohej në masën e sigurisë arrest shtëpie, por më 20 Janar 2021, Fjolla Morina ishte larguar nga shtëpia me qira që kishte marrë në Kukës ku po qëndronte me masën e sigurisë.
Pak ditë më parë, ajo u martua në Maldive me biznesmenin Besnik Syla.
Fjolla Morina ishte arrestuar më 19 Shtator 2020 në doganën e Morinës duke hyrë për në Shqipëri, nën shoqërinë e biznesmenit Besnik Syla dhe të një personi tjetër. Këngëtares iu gjetën dy pistoleta pa leje.