Fjolla Morina në Gjykatën e Kukësit, kërkon të dalë nga burgu

E ‘braktisur’ nga familja dhe fansat, Fjolla Morina mëngjesin e kësaj të marte zbriti pa pranga nga furgoni i policisë, ndryshe nga dy djemtë që u arrestuan me të në makinë, të cilët ishin të prangosur.

Me syze dielli, maskë në fytyrë si masë kundër COVID-19, flokët e kapur gërshetë dhe një fustan të gjatë, Morina u paraqit në Gjykatën e Kukësit.

Vendimi për masën e sigurisë ishte parashikuar të jepej në orën 08:20 të mëngjesin të kësaj të marte, por seanca u shty për në 13:00.

Duke e vlerësuar të ligjshëm arrestin, avokatja kërkoi masë lehtësuese të ‘arrestit shtëpiak’ me argumentin se njëra armë që këngëtares iu gjet nga policia në çantë teksa hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, ishte pistoletë çakmak, ndërsa tjetra zhurmuese. Prokuroria kërkoi praninë e gjinekologut në seancë për të faktuar nëse eko e shtatzënisë i përket apo jo Fjolla Morinës. Nëse këngëtarja e njohur nga Kosova është shtatzënë, atëherë prokuroria argumentoi se duhet të qëndrojë në masë arresti shtëpiak duke paraqitur një kontratë qiraje banese, ose të japë garanci pasurore 5 milionë lekë të rinj për t’u gjykuar në gjendje të lirë.

Në gjyq u paraqitën edhe dy shoqëruesit e saj që ndodheshin me të në makinë, biznesmeni 29-vjeçar me origjinë nga Gjilani që jeton në Belgjikë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës.

Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morinë, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *