• April 20, 2024 2:27 am

Tre ditë pasi u emëruar, i dërguari politik i PD-së në Kukës, Flamur Hoxha do të prezantohet sot në orën 15:30 para demokratëve kuksianë.

Ndryshe nga të deleguarit e tjerë që e kanë nisur punën sapo kanë marrë emërimin, Hoxha është vonuar disi për ti dalë para votuesve të djathtë, ku në Kukës janë më shumë se në çdo zonë tjetër.

Sot i deleguari Hoxha do të shkojë në Kukës dhe do të prezantohet nga Edi Paloka, i cili vetë është i deleguar në Durrës.

Në Kukës këto ditë ka pasur reaksion nga elekorati blu dhe i lëkundur. Reaksion i shprehur dhe reaksion i heshtur. Kjo duhet të jetë arsyeja e vonesës dhe mosprezencës së Bashës apo Bardhit në Kukës

Ndryshe nga dita e zgjedhjeve në PD-në e Kukësit, në 25 shtator, ku i pranishëm ishte sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në prezantimin e të deleguarit Hoxha sot nuk do të jetë as ai dhe as kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Nisur nga fakti se i deleguarit Flamur Hoxha nuk është votuar nga anëtarët e PD-së së Kukësit, Basha ose Bardhi do të duhej të ishin në qytetin verilindor për të bërë prezantimin, për shkak se ai u hoq nga Kamza dhe u dërgua ‘si pako’ në Kukës.

Por asnjëri nga drejtuesit kryesorë të PD nuk kanë marrë guximin për të qenë të pranishëm dhe të ju shpjegonin kuksianëve se pse aty nuk ishte asnjëri nga njerëzit që ata votuan në listën e 25 shtatorit.

Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë dhe një qetësim edhe për elektoratin e zhgënjyer nga zgjedhja e kreut të PD.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *