
Biznesmeni kuksian që prej vitesh operon në Tiranë Flamur Hoxha është caktuar si i deleguari i PD-së në Kukës.
Vendimi është marrë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha pasditen e sotme.
Hoxha përveç se i deleguar do të jetë edhe kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Kukës.
Më herët është konfirmuar edhe kandidimi i ish-deputetit nga Tropoja, Isuf Çela.
Ndërkaq kandidati i tretë i listës do të vijë nga Hasi, ndërsa ende nuk është përcaktuar emri.
Me emërimin e Flamur Hoxhës si i deleguar, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk mori parasysh asnjë prej emrave që anëtarësia votoi në zgjedhjet e tetorit 2020.