Flamur Hoxha ti je non grata nga demokratët kuksianë-Nga Bilbil Hoxha

Në 8 janat ne Tiranë kam përjetuar ndodhinë më të dhimbshme dhe më poshtëruese që kam kaluar ndonjëherë. Jo vetëm për dhunën po për degradimin ku ka arritur Pd-ja.

Ata që flasin gjasme me dhimbje dhe dashuri për PD-në mesin e të cilëve janë deputeti dhe shokët e tij urdhëruan dhe dhanë një shfaqje të turpshme kundër demokratëve.
Për mua të gjithë ata që ishin brenda asaj godine janë fajtorë dhe urdhërues të dhunës aq sa Lulzim Brava.

Edhe ti Flamur je fajtor, je dhunues, je saldator i dyerve, je bunkerizues i godinës, je ai personi që hidhte gaz lotsjellës nga brenda godinës, je ai qëllonte me shkop, je personi që hidhte karriget në kokë protestuesve, që gjuante me shqelma dritaret që xhamat t’u binin në kokë demokrateve.
Je ai polici që hidhte gaz lotsjellës deri në Lanë e që hidhte ujë me presion. Je personi që brenda godinës solle dhe lejove të rrinë njerëz me precedentë penalë. Direkt apo indirekt je fajtor sepse e ke ditur skenarin e Bashës dhe me pjesëmarrjen tënde brenda në godinë e ke miratuar skenarin e dhunës.

Një skenar për të më goditur mua dhe demokratët Kuksianë që të votuam ty dhe punuam për ty që t’i të zgjidhesh deputet. Për të na goditur ne që në fushatë kemi reklamuar Flamur Hoxhën si njeri fisnik, antikomunist, idealist, bile të bëmë me katolik se Papa.

Por tani e shoh qe ja paskemi futur kot.
Gjithë atë gaz lotsjellës as Rama nuk e ka hedhur kur është protestuar te kryeministria apo parlamenti sa hodhët ju. Jo Bashën po djallin vetë përkrahe Flamur, është e drejtë e jotja, por me datën 8 janar ti s’duhej të ishe në atë godinë dhe s’ke patur arsye të ishe.

Si përfundim Flamur duke përdorur nongratën e Berishës në lojën e pisët të Bashës dhe kunatit të tij a nuk e kupton se vetë ke marrë një nongrata? Me vjen keq të t’a them, por në Kukës për demokratët je nongrata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *