• April 19, 2024 10:58 pm

Fluks i madh tek urgjenca e spitalit të Kukësit, 50-70 pacientë në ditë

Jan 7, 2022

Java e parë e janarit ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve të personave kërkojnë ndihmë mjekësore pranë urgjencës së spitalit rajonal të Kukësit.

Sipas personelit kjo situatë është efekt i festimeve të fundvitit, ardhjes së emigrantëve dhe ka një ndërthurjes mes virozave të stinës dhe virusit COVID-19.
‘Kemi një fluks të shtuar të rasteve, ku kanë ndikuar grumbullimet me familjarët dhe emigrantët që janë kthyer për të festuar. Mund të vijnë 50-70 raste në ditë, kryesisht me temperaturë.

Ka edhe me diarre, por kryesisht me temperaturë dhe probleme të frymëmarrjes’, thotë për A2 CNN nëndrejtori i spitalit rajonal Kukës, Sulejman Sokoli.

Nisur nga fluksi dhe pamjaftueshmëria e ambienteve të spitalit, nëndrejtori u bën apel qytetarëve që të mos dynden në dyert e urgjencës pas u konsultuan më parë me mjekun e familjes.

‘Mos të paraqitet direkt në spital, por të paraqiten tek mjeku i familjes për raste me një ose dy ditë temperaturë, sepse spitali aktualisht është i mbingarkuar’, thotë ai.
Zbatimi i masave anti covid si dhe vaksinimi është apeli që personeli mjekësor bëjnë për qytetarët në mënyrë që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor dhe që të garantohet një shërbim sa më cilësor mjekësor.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *