• April 20, 2024 9:00 am

Këtë fundjavë është regjistruar një fluks i lartë turistësh kosovarë të cilët zgjedhin të pushojnë në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht rritjes së infektimeve me Covid në vendin tonë, ata shprehen skeptikë ndaj pasojave të virusit.

Edhe pse jemi në fund të sezonit turistik, dogana e Morinit vazhdon të ketë një fluks të lartë të qytetarëve kosovarë që i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar.

Këtë fundjavë ka hyrë në Shqipëri një numër i lartë i automjeteve me pushues kosovarë.

Te pyetur nëse rritja e infektimeve me Covid në Shqipëria do të ndikonte në pushimet e tyre, ata u shprehen se nuk kanë frikë nga virusi.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare, por krahasuar me sezonin e kaluar numri turistëve kosovarë që kaluan pushimet në bregdetin shqiptar është shumë i madh, përfshirë këtu edhe turistë të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *