• Mon. Apr 29th, 2024

Fluks në urgjencën e Kukësit/ Mjekët: Shkak luhatja e temperaturave, qarkullojnë shumë viruse

Rreth 160 persona paraqiten çdo ditë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit për të kërkuar ndihmën e mjekëve. Janë të rritur dhe fëmijë të prekur kryesisht nga virozat e stinës.

Shefi i Urgjencës Emin Ferhati thotë se në këtë situatë ka ndikuar edhe luhatja e temperaturave.

“Fluksi i pacientëve që kërkojnë ndihmën mjekësore luhatet nga 70-80 për të rritur dhe po kaq edhe për të rritur. Mosha pediatrike vjen me simptoma të rrufës, që janë kollë, sekrecione nga hundët dhe temperaturë. Moshat e rritura janë me kollë dhe me temperaturë”, tha ai.

Komplikacione kanë shfaqur edhe të sëmurët kronikë.

“Të sëmurët që vuajnë nga sëmundjet kronike janë paraqitur në urgjencë për të kërkuar ndihmë mjekësore”, shtoi doktori.

Pjesa më e madhe e pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor e marrin shërbimin në këtë spital ndërsa urgjencat e rënda dërgohen drejt kryeqytetit për shërbim më të specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *