
Si sot 30 vite më parë është themeluar dega e Partisë Demokratike në Kukës.
Myftar Gjana do të delegohej nga themeluesit e Partisë Demokratike në Tiranë që të organizonte degën e PD-së në Kukës, që në atë kohë përfshinte dhe Hasin.
Në 5 janarin e 1991, në shtëpinë e Myftar Gjanës në Kukës do të themelohej dhe PD-ja.
Historik i shkurtër i krijimit të Degës së PD-së Kukës.
Shumë banorë të Kukësit, të perndjekur politik, intelektual të rinj e punëtor, u bënë mbështetje e lëvizjes studentore dhe Partisë Demokratike. Me 26 dhjetor 1990, u vendos afisha e parë në qytetin tonë , ajo u bënte thirrje banoreve të perkrahnin dhe antarësoheshin në PD. Me ndermjetësimin e Myftar Gjanës i ngarkuar nga grupi nismëtar i PDSH-së u mbajtën disa takime paraprake me antikomuniste, përkrahës të deklaruar të PD-së.
Personat e autorizuar për themelimin e degës nga Komisioni Nismëtar i PDSH-së në atë kohë ishin, Isa Elezi dhe Aneta Ahmati.
5 janar 1991, ishin 15 nismëtaret e parë që themeluan degën e PD-së Kukës.
NISMËTARËT