• Tue. Apr 23rd, 2024

FOTO/ 60 vjetori i nisjes së ndërtimit të Kukësit të ri, që askush nuk e përkujtoi

Nga Naim Palushi

Me datë 22 korrik 2022 u mbushën plot 60 vjet kur u vû guri i parë për ndërtimin e Qytetit të Ri, Kukës.

Kjo për shkak se Kukësi buzë Dy Drinave duhej me u përmbytë për me u ndërtue hidrocentrali i Fierzës.

Nisi kështu fillimisht ndërtimi i Lagjes 1, ndoshta, Lagjes ma spektakolare në botë.

Të ardhunit ishin jo vetëm nga qyteti që do përmbytej, por dhe prej katundeve të Kukësit, Hasit e Tropojës, si dhe familje të ardhuna nga rrethe të tjera.

Të gjitha familjet ishin pothuajse njësoj, me t’ardhuna mesatare e me fëmijë shumë.

Fëmijët e Lagjes 1 panë me sytë e tyne se si po formësohej lagjja legjendë, gradualisht edhe qyteti i ri, i cili gabimisht u vendos në kët vend, si me u vendosë në “krahët e erës”.

Të gjithë e mbajmë mend se banori i parë i qytetit Kukës ka qenë Ilia Cingo me familjen e tij.

Lagjia 1, ka pas disa gjana pikante, por ma t’veçantat ishin: “Klubi i Alisë” dhe “Klubi i Beqarëve” ku kena ble panina, hallva, bozë e akullore…

Shkrimtari Petrit Palushi për të gjithë ata që u rritën n’atë lagje, ka n’dorshkrim romanin për fëmijë: “Fëmijët e lagjes time”, të cilin do me botue në respekt t’ktyne banorëve, në kujtim të atyne viteve…!

E ma n’fund:

N’përvjetorin e 60-të të lindjes së qytetit nuk pati asnji aktivitet përkujtimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *