• April 23, 2024 8:59 am

FOTO/ A po mbajnë kuksianët maska? Ja çfarë ka ndodhur ditën e sotme

Në rrugët e qytetit të Kukësit shihet që një pjesë e kalimtarëve mbajnë maska mbrojtëse për Covid 19, ndërsa shumë kalimtarë as që duan t’ia dinë për këtë.

Disa nga banorët shprehen se e mbajnë maskën nga frika e infektimit ndërsa të tjerë nga frika e gjobave që mund të vendosë policia.

Kjo e fundit më shumë ka këshilluar kalimtarët pa maska pa kaluar direkt në gjoba.

Ndërkohë shumica e njerëzve shprehen kundër vendosjes së gjobave, madje ka prej tyre që thonë se vendosja e maskës shkakton më shumë dëme në shëndetin e personit.

Gjatë gjysmës së parë të muajit Tetor, me gjithë fillimin e shkollave, në Kukës nuk ka patur shtim të rasteve me covid19, madje në shkolla asnjë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *