• April 23, 2024 10:00 am

Ambasadorja Kim ishte në Këndin Amerikan Kukes për të festuar 15 vite ndarjeje të kulturës dhe vlerave të SHBA me njerëzit e rajonit të Kukësit përmes programeve dhe burimeve në Këndin tonë.

Ajo u takua me të rinjtë të cilët kanë qenë të angazhuar në mënyrë aktive në programin e këshillimit të karrierës, klubin e shkencave kompjuterike, dhe klubin Girl Up si dhe alumni të tjerë të programeve të Këndit.

Ne i jemi mirënjohës bashkisë së Kukësit për 15 vite bashkëpunim dhe partneritet të fortë, që i ka mundësuar Këndit të luajë një rol kaq të rëndësishëm në jetën e të rinjve në zonë.

Gëzuar 15 vjetorin Këndi Amerikan Kukes!

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *