• Tue. Apr 23rd, 2024

FOTO/ Ambasadorja e SHBA viziton për herë të parë Kukësin, i bën përshtypje Rruga e Kombit

Në vizitën e parë të saj në qytetin e Kukësit, ajo çka i bëri përshtypje ishte rruga për vetëm 2 orë e 30 minuta nga Tirana.

Ambasadorja Amerikane viziton qytetin e Kukësit me rastin e 15 vjetorin e Këndit Amerikan të Qytetit.

Në Këndin Amerikan të rinjtë kuksianë e mikëpritën ambasadoren amerikane me këndimin e himnit të SHBA dhe Shqipërisë.

Fillimisht ajo është pritur nga kryebashkiaku Safet Gjici.

Yuri Kim nuk foli për mediat, ndërsa Gjici vlerësoi mbështetjen e Ambasadës dhe SHBA-së per Kukësin.

Diplomatja amerikane Yuri Kim bisedoi me të rinjtë Kukesianë dhe vizitoi edhe një institucion të arsimit parafillor të qytetit të Kukësit, ku UNICEF dhe USAID Amerikan po zbaton një projekt për edukimin e fëmijëve parashkollor.

Ajo vizitoi edhe qendrën memoriale Kullën e Qëndresës, simbolin e mikpritjes kuksiane në për eksodin ‘99’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *