• April 19, 2024 3:56 pm

FOTO/ Bie dëbora e parë, Kukësi zgjohet i zbardhur

Në verilindje të vendit kanë nisur reshjet e para të borës. Ndonëse me intensitet të ulët, pas mesnate dhe deri në orët e para të ditës u krijua një shtresë rreth 4 cm në lartësitë mbi 700 metër.

Ndërsa, në ultësirën e Kukësit, reshjet ishin të papërfillshme.

Megjithatë, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve ishin prezente për hedhjen e kripës në akset rrugore problematike.

Në rrugën e Kombit nuk pati probleme, ndërsa u hodh kripë në segmentin Fushë Dukagjin-Tunel i Kalimashit për të shmangur ngricat e mundshme.

Sipas shtabit të emergjencave civile nuk raportohen probleme as nga zonat e thella ndërsa të gjitha akset rrugore nacionale e rurale janë të qarkullueshme dhe pa probleme.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *