• Wed. Apr 24th, 2024

Drejtuesi Politik i PD-së në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha është prezantuar para demokratëve bicjanë.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe personazhe të njohur të zonës.

Kandidati më i votuar në zgjedhjet e brendshme të PD-së në Kukës, Admir Sinamati ishte i pranishëm në këtë takim dhe ka bërë edhe një përshëndetje.

Ai ka shkruar edhe një reagim në Facebook:

Më 20 Skurt 2021, 30 vjetorin e ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit, së bashku me Ahmet Dogjanin, Erzen Bulicën, Shpëtim Herenin dhe Eritan Shehun iu bashkuam demokratëve të Kolesjanit, Nangëve dhe Bice në ditën e prezantimit të z. Flamur Hoxha, prijës i listës së PD të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit!

Mes ngrohtësisë që ta jep vendlindja, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë i uruam kandidatit dhe gjithë demokratëve fitore plebishitare në këto zgjedhje, për t’i dhënë tre deputetëve të Qarkut Kukës forcë dhe peshë për ndikim sa më të qenësishëm tek Kryeministri në ardhje z. Lulzim Basha, me qëllim garantimin e mbështetjes së banorëve të këtyre anëve me përkujdesje dhe investime qeveritare që gjatë këtyre 8 viteve kanë munguar.

Takimi ishte i ngohtë dhe vëllazëror. U ndamë me premtimin për t’u kthyer më të shumtë në numër për të siguruar mbështetje nga të gjithë banorët e Kukësit përtej bindjeve politike, me qëllim që të përmbysim si 30 vjet më parë, Diktaturën e re, atë të Korrupsionit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *