
Shkruar nga Petrit Palushi
Borjanët e ruajtën me fanatizëm e dashni prej brezit në brez; penduli i Orës lëkundet njëjtë edhe sot qysh prej vitit 1810.
Bukur. Shumë bukur.
Njeriu ka edhe nji arsye ma tepër me e vizitue katundin e bukur të Borjes, mu aty ku, edhe nji darsëm që organizohet, e kundrojnë krejt banorët e katundit dhe bahen edhe pjesëmarrës si t’ishte nji festival…
***
Borjani Ali Bin Tahiri nga Borja, emigrant në Stamboll, në vitin 1810 solli 2 orë të mëdha në katundin e vet, një për xhaminë e Borjes, të cilën e ndërtoi vetë dhe një për xhaminë e Brodit (Kosovë).
Qyshprej asaj kohe Ora qëndroi e varur në xhaminë e katundit.
Në vitin 1967 nisi herezia e pashembullt ndaj objekteve të kultit; xhamia u kthye në magazinë drithi, kurse Ora u vendos në lokalin (klubin) e kooperativës.
Në nëntor të 1989-s e kam pa këtë Orë, tek pija kafe me do miq të mi arsimtarë në lokal, me Hermegan Miftarallarin, Burhan Dalaçin, etj., dhe aty mësova së pari historinë e Orës.
Në vitin 2006 pjesa e drunjtë u riparua nga inxhinieri Sabaudin Dokle, ndërsa pjesa mekanike nga Ramadan Dokle.
Në xhaminë e katundit, penduli i Orës lëkundet njëjtë edhe sot qysh prej vitit 1810.
Bukur. Shumë bukur…
***
(Fotot dhe informacioni i nevojshëm për këtë tekst nga: Nevruz Mehmeti & Arben Miftarallari)