
Godinë dykatëshe, pronë e prizrenasit Kin Ndoka.
Dikur ishte në qytetin e Kukësit në vendin ku kryqëzohej rruga Mbretnore (që fillonte nga ura mbi Drinin e Zi dhe përfundonte te dyqani i Mustaf Çerkezit) me rrugën “Ali Pashë Gucija” (që fillonte nga dyqani i Xhemil Didës dhe përfundonte te shkolla “Bajram Curri”).
Gjatë luftës ndërtesa u dëmtua. Në vitin 1945, me “ndihmën e jugosllavëve” në truallin e këtij objekti filloi ndërtimi i një kompleksi 4-katësh: hotel, restorant, kinema.
Por në vitin 1948 jugosllavët i ndërprenë punimet dhe financimin.
Punimet përfunduan në vitina 1949, vit në të cilin u hap edhe kinemaja e parë në qytetin e Kukësit.