• Wed. Apr 24th, 2024

FOTO/ Keqmenaxhimi than liqenin, Fierza pranë pikës së vdekjes

Liqeni i Fierzës, që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë, dhe që ka kapacitet të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë tërësisht.

Muaj më parë, niveli i ujit ka qenë shumë i lartë, por keqmenaxhimi që po i bën situatës qeveria me në krye Edi Ramën e ka çuar situatën në dramatike. Nga foto, duket se liqeni në zonën e i Vërmicës në Kosovës, pjesë e Liqenit të Fierzës, që përbën kaskadën e Drinit, tashmë është kthyer në një kullotë për lopët.

Në pjesën ujore të Kosovës, pranë doganës së Morinit, kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara. Tharja e liqenit nga prodhimi pa kriter i energjisë elektrike ka nxjerrë mbi sipërfaqen e tokës gurin dhe rrugën e vjetër të kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbi sipërfaqen e tokës tashmë të gjelbëruar ka dalë edhe objekti i Doganës së vjetër, që dikur ashtu si guri dhe rruga e vjetër, ishte nën ujin e Liqenit të Vërmicës.

Ndërkohë, Liqeni i Fierzës në pjesën veriore të vendit tonë, ashtu si ai i Vërmicës, vijon sërish të ketë rënie të nivelit të ujit, pavarësisht reshjeve të shiut të rëna në Kukës, tre ditët e fundit që e kanë rritur nivelin vetëm me 30 cm.

Prodhimi i energjisë në HEC-in e Fierzës e kanë çuar nivelin në 267.12 metër me prurje 100 m3/s. Të dhënat më të fundit nga KESH tregojnë se HEC-et në kaskadën e Drinit janë pranë pikës së vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *