FOTO/ Kishte rënë në kurth, shpëtohet ariu i murrmë në Kukës

Një ari është shpëtuar në Kukës pasi kishte tre ditë që kishte ngecur në një lak afër fshatit Xhaferaj.

Ishte një banor i zonës që dha njoftimin dhe disa organizata bashkëpunuar për ta liruar ariun.

Grupi i punës arriti të mjekojë plagët e ariut në trup. Ariu i cili u shpëtua në Kukës i përket llojit të ariut të murrmë (Ursus arctos) dhe është i mbrojtur në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

NJOFTIMI OPERACIONI PËR SHPËTIMIN E ARIUT NË KUKËS

Pas njoftimit të marrë prej një banori të fshatit Xhaferaj, Kukës, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, mbi një ari të kapur nga një lak në afërsi të zonës ku ai banonte, PPNEA, së bashku me AWRT, Four Paws Kosovë, Adzm Kukës dhe banorë të zonës, arritën të lirojnë e të mjekojnë ariun që kishte më tepër se 3 ditë i zënë në kurth.

Megjithëse terreni ishte i vështirë, grupi i punës arriti që të mjekojë plagët e gjendura në trupin e ariut, të cilat ishin krijuar nga tentativat e përsëritura për tu liruar nga kurthi ku kishtë rënë. Në fund të procesit, ariu u pa nga distanca që arriti të ngrihej e të lëvizte, megjithëse plagët do të vazhdojnë ta shqetësojnë për disa kohë.

Ekipi ynë falënderon të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion shpëtimi, i cili rezultoi i suksesshëm.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një lloj që gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke u renditur në Ankesin II të Konventës së Bernës dhe në Direktivën Evropiane të Habitateve.

PPNEA i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë rast e të vendosin para drejtësisë të gjithë ata që vendosin të tilla kurthe për kapjen e jetës së egër, e cila përbën një vepër penale që ndëshkohet me ligj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *