
Ekipi i Kukësit ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e së enjtes ndaj Slavia Sofias!
Skuadra që prej ditësh ndodhet në Elbasan ky po qëndron i grumbulluar në pritje të ndeshjes, sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
Ekipi sot ka qenë i plotë nën urdhërat e trajnerit Gega dhe besimi e optimizmi në skuadër për një fitore në turin e parë, është i madh!
Urime e suksese skuadrës së Kukësit në ndeshjen e së enjtes në Europa League.