
Kanë përfunduar ndeshjet në Kupën e Shqipërisë.
Në sy bie fitorja e Kukësit me përmbysje 2-1 ndaj Besës dhe në këtë mënyrë verilindorët janë kualifikuar në raundin tjetër.
Pjesa e parë është mbyllur në favor të Besës, por gjatë pjesës së dytë Kukësi e ka kthyer rezultatin.
Limaj në minutën e 67 dhe Ibrahimi në minutën e 71 kanë shënuar për skuadrën tonë, duke e kthyer rezultatin në favor.