
Klubi i Kukësit ka bërë të ditur se ka nisur bashkëpunimin me sponsorin e ri teknik “Joma” dhe nga ky sezon, ekipi ynë të vishet nga kjo kompani.
Klubi ka bërë publike edhe modelet e fanellave ku bie në sy njëra prej tyre që është ngjyrë lejla, ose mavi.
Njoftimi i klubit të Kukësit:
Sponsor i ri teknik!
Futboll Klub Kukësi njofton se ka nisur bashkëpunimin me sponsorin e ri teknik “Joma” dhe nga ky sezon, ekipi ynë të vishet nga kjo kompani.
Imazhi i klubit dhe skuadrës është një nga elementët më të rëndësishëm për ne, prandaj klubi po punon fort për të sjellë risi dhe surpriza për tifozët. Shihemi së shpejti!