
Duket se ky sezon do sjellë shumë risi në skuadrën e Kukësit.
Verilindorët kanë bërë blerjen e radhës, e cila duket mjaft e goditur për repartin e sulmit.
Braziliani ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, duke u bërë lojtari më i ri i skuadrës.
Lajmin e konfirmon klubi kuksian me anë të një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’.
Postimi i klubit të Kukësit:
Zyrtare! Vitor Feijao eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit, ndërkohe karriera e tij ka nisur që në vitin 2016 si lojtar i serise A, në vëndin e tij.
Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi brazilian Vitor Feijao Correia da Silva eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone!
Futbollisti 24-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin nje kontrate dy vjecare duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.
Feijao vjen te Kukesi nga kampionati brazilian ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Boavistas. Futbollisti 24 vjecar ka luajtur ne nje ekip me ish-futbollistin tone, Erick Flores i cili ka qene nje shtyse per futbollistin per te firmosur me Kukesin.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Feijao me fanellen e ekipit tone.
Bem Vindo Vitor
Skeda e Lojtarit:
Emri: Vitor Feijao Correia da Silva
Mosha: 24 vjeç
Kombësia: Brazilian
Gjatësia: 1.69 m
Pozicioni: Sulmues, sulmues i djathte
Klubet e meparshme: Parana, Coritiba, Criciuma, Ceara, Figuirense, Payasandu, Boavista