
Kukësi është në zi pas aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme, ku një makinë tip ‘Golf’, është përplasur me ndarëset e Rrugës së Kombit në afërsi të Kolshit, e ku kanë humbur jetën tragjikisht 2 të rinj.
Në vendin e aksidentit ka humbur jetën Shpëtim Manaj, ndërsa në Spitalin e Traumës në Tiranë më pas ka ndërruar jetë dhe Klisman Uka, 27 vjeç.
Nga ky aksident ka shpëtuar drejtuesi i automjetit që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Luma Post ngushëllon familjet për humbjen e parakohshme të të dashurve të tyre.