• April 19, 2024 1:35 pm

Kreshnik Bahtiri është futbollisti më i ri i Kukësit. Mesfushori 28-vjeçar nga Kosova firmosi kontratë një vjeçare me verilindorët, teksa është përfshirë edhe opsioni për rinovimin edhe një tjetër sezon, nëse palët do të jenë të kënaqura nga bashkëpunimi.

Bahtiri vjen nga skuadra e Arbërisë në Superligën e Kosovës, ku së fundi ka mbajtur shiritin e kapitenit, është aktivizuar si titullar në 32 ndeshje dhe ia ka dalë të shënojë 7 gola e të japë 4 asiste.

‘Shpresoj të jap më të mirën te Kukësi. Është një klub i organizuar shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu e të fitojmë titullin kampion këtë sezon. Forca Kukësi!’, tha Bahtiri në fjalët e para si futbollist i verilindorëve.

Kreshnik Bahtiri është futbollisti i pestë që nënshkruan në këtë merkato vere me Kukësin, pasi më herët janë prezantuar sulmuesit anësorë Basa nga Kroacia e Alija Krnic nga Mali i Zi, sulmuesi i ardhur nga Kastrioti, Klejdi Daci dhe mbrojtësi i majtë Edison Ndreca.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *