
Identifikohen dy të rinjtë që u kapën me 9 kilogramë kokainë në doganën e Morinit, në anën e Kosovës.
Dy të rinjtë e arrestuar sot në Morinë pasi tentuan të kalonin 9 kg kokainë për në Kosovë janë Elsaed Tirana dhe Elsajed Tallalli, 22 dhe 21 vjeç, me banim ne Shkodër.
Ata udhëtonin me automjetin e tyre tip Peugeot me targa AB 3– EG. Nga hetimet paraprake këta rezultojnë korrierë.
Hera e parë që e kryenin një vepër të tillë kriminale.
Nga kontrollet në Shkodër e Tiranë ende nuk janë gjetur pronaret e drogës me destinacion Kosovën.