
Ky është i riu Meriman Gashi, vetëm 35 vjeç nga fshati Nangë, Bicaj, që humbi jetën mesditën e sotme në gjatë punimeve në aeroportin e Kukësit.
Deri më tani thuhet se e ka goditur eskavatori gjatë punës, ndërsa policia ende nuk ka dhënë asnjë lloj informacioni në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Mësohet se Meriman gashi kishte nisur punë ditën e djeshme në aeroport!
Sot gjatë pushimit, një nga eskavatorët e ka goditur duke i marrë jetën në mënyrë tragjike.
Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve për këtë humbje tragjike dhe të parakohshme.