• Thu. Apr 25th, 2024

FOTO/ Mbikalimi në Rrugën e Kombit që nuk i shërben askujt

Segmenti i Rrugës së Kombit qe përshkon krahun jugor te qytetit te Kukësit është përgjakur nga aksidentet rrugore për shkak të mbikalimit te ndërtuar.

Banorët e zonës bëjnë thirrje që të ndërmerren masa, pasi bilanci i jetëve të humbura është i rëndë.

Segmenti i Rrugës së Kombit që përshkon krahun jugor të qytetit të Kukësit mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për një numër qytetarësh që e kanë të lidhur përditshmërinë me pjesën poshtë rruge.

Mbikalimi i ndërtuar nga ARRSH, është ndërtuar pa projekt pasi sipas banorëve ai nuk është pozicionuar në vendin që duhej të kryente funksionin e tij.

Aksidentet në rrugët e Kukësit shënojnë një bilanc të frikshëm vdekjesh dhe ende nuk ka një reflektim e as përpjekje nga shteti, përkatësisht pushteti vendor apo institucionet e tjera përgjegjëse për të përmirësuar këtë situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *