FOTO/ Mehmet Hoda, një ‘Muhamed Ali’ në Kukës

Meti nga Kolesjani i Kukësit stërvitet që në moshën 12 vjeçare.

Dy herë kampion në Shqipëri, tre herë në Kosovë. Stërvitet dy orë në ditë, gjashtë ditë të javës. Mbi të gjitha, një 17 vjeçar i edukuar, me kohë të programuar në shkollë, familje dhe stërvitje.

Parametrat e Metit janë mbresëlënëse.

Teknikë e lartë dhe forcë e madhe, në grushtat e një kampioni të ardhshëm ndërkombëtar. Pse jo, një ‘Muhamed Ali’ jo vetëm në paraqitje, por edhe në boksim, edhe në respekt ndaj kundërshtarit.

Meti është një kampion i madh. Unë e shoh në arena më të mëdha, me pak fat dhe me mbështetjen e duhur!

Respekt për trajnerin Bashkim Gjana që e mban lart frymën sportive në Kukës, edhe pse me shumë mungesa.

Qëndro kampion!

/Prodhuar në Kukës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

FOTO/ Ambasadorja e SHBA viziton për herë të parë Kukësin, i bën përshtypje Rruga e Kombit

Tue May 25 , 2021
Në vizitën e parë të saj në qytetin e Kukësit, ajo çka i bëri përshtypje ishte rruga për vetëm 2 orë e 30 minuta nga Tirana. Ambasadorja Amerikane viziton qytetin e Kukësit me rastin e 15 vjetorin e Këndit Amerikan të Qytetit. Në Këndin Amerikan të rinjtë kuksianë e mikëpritën […]