• Wed. Apr 24th, 2024

FOTO/ Mendonit se s’ka më mjeshtra të tillë? Ky është artizani kuksian, ‘duararti’ i këpucëve’

Mbase keni menduar se nuk ka më artizanë të punimit të këpucëve të lëkurës në kryeqytet, por ja që keni menduar gabim.

Tanimë nuk është nevoja të prisni furnizimet e reja nga jashtë për të patur një palë këpucë cilësore lëkure. Kjo sepse mund t’i bëni me porosi në Tiranë, pranë Tregut Çam te ana e rrugës ‘Myslym Shyri’.

Mjeshtri Kreshnik Cena nga Kukesi, i punon vetë këpucët dhe çizmet e lëkurës, madje me një çmim tejet të lirë kur mendon se ato janë punim dore.

Ai ka arritur ta mbajë gjallë traditën e punimit të këpucëve me dorë, mu në zemër të Tiranës, sigurisht gërshetuar me trendet e reja të këpucëve duke sjellë modele moderne e të kohës.

Edhe Dritan Kaba i LSI-së, ka mbetur i impresionuar nga artizani ynë, saqë nuk ka përtuar t’i kushtojë disa rreshta në një postim në rrjetet sociale. Ai e quan Cenën ‘duarartë’.

‘Kam parë një duarartë, që bën këpucë të jashtëzakonshme me një çmim aq të lirë për cilësinë e tyre, sa duket sikur t’i falin. Quhet mjeshtër Kreshnik Cena, e meriton plotësisht titullin.

As nuk e mendoja se kishin ngelur ende artizanë të tillë në Tiranë.

Sa pa ikur edhe ky në emigrim për arsye të taksave të larta, pamundësisë për biznes, nxitoni të porosisni një palë këpucë ose çizme tek ky virtuoz i lëkurës dhe shollës.

Tingujt e dala nga çekiçi që godet shollën, përzihen me zhurmën e makinës qepëse që bën qepja e tegelave, bashkë me ofshamën e mjeshtrit të duken si një kolonë zanore e jashtëzakonshme.’, shkruan Kaba.

Dyqani i Kreshik Cenës ndodhet fiks në hyrje të tregut çam nga ana e rrugës ‘Myslym Shyri’, por ai komunikon me klientët edhe në rrjetet sociale. Dyqani i tij në ‘Facebook’ gjendet me emrin: ‘Këpucë artizanale R&S’. Më poshtë keni një galeri të modeleve të ndryshme që Cena ka punuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *