• Thu. Apr 25th, 2024

FOTO/ Mjegulla mbulon Kukësin, kujdes në Rrugën e Kombit

Feb 10, 2022

Kukësi është zgjuar me mjegull të dendur, e cila ka ‘pushtuar’ të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij.

Pamjet tregojnë një mjegull të dendur që ka përfshirë këtë zonë mëngjesin e sotëm. Përshkimi i rrugës bëhet në kushtet e pamjes së kufizuar.

Veç kufizimit të pamjes, mjegulla është precedent për aksidente, por edhe kohëzgjatje të mbërritjes në destinacion dhe drejtuesit e automjeteve ju duhet të lëvizin me kujdes.

Fenomeni i mjegullës së dendur në Kukës, në këtë periudhe ka të bëjë edhe me liqenin e Fierzës dhe kondensimin e avujve që dalin pikërisht nga ujëmbledhësi më i madh në vend, por edhe i mungesës së reshjeve të borës.

Mjegulla, ka mbuluar edhe ‘Rrugën e Kombit’, një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe të mjegullës duke vështirësuar qarkullimin.

Duke i shtuar edhe tymin nga ngrohja me dru zjarri, qyteti i Kukësit, shfaqet i zhytur në një peizazh gri gjatë kohës së qëndrimit të mjegullës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *