
Në kuadër të rritjes të kapaciteteve monitoruese të stafit të AdZM Kukës për monitorimin e llojeve të rralla e të rrezikuara të faunës së egër, në bashkëpunim me ekspertë të PPNEA me 15 tetor 2020 për herë të parë në Zonën e Lumit të Gashit, Rezervë Strikte dhe trashëgimi UNESCO vendosëm kamera kurth.
Me datë 26 nëntor 2020 u bë heqja e tyre. Po paraqesim një album me lloje të kapura nga kamerat.
Ky monitorim vërtetoi me foto e video, larminë e llojeve të gjitarëve të mëdhenj të përshkruar nga vrojtimet e herë pas hershme, dhe pasurinë e vlerat jashtëzakonshme të biodiversitetit të zonës.
Bashkëpunimi me ekspertët e PPNEA për monitorimin me kamera kurth do të vazhdojë.