FOTO/ Prej 1 muaji të bllokuar bashkia e Kukësit nuk kujtohet për fshatrat e Malziut

Prej një muaji tre fshatra të Kukësit janë të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave për shkak të reshjeve të dendura.

Konkretisht fshatrat Vrish, Gdhesht, Pistë, Hazdre dhe Sapas. Këto zona janë shpopulluar tej mase vitet e fundit dhe tashmë kanë mbetur 70-80 familje ose rreth 300 banorë.

Gjatë një takimi me Drejtuesin Politik të PD-së për Qarkun e Kukësit Flamur Hoxha, banorët e zonës thonë së shteti nuk ka investuar dhe nuk ka dërguar fadromat për të hapur qarkullimin e mjeteve.

Ata akuzojnë kryetarin e Bashkisë Kukës, që fokusohet vetëm në disa komuna, duke lënë zonën të braktisur.

‘Nga bllokimi i rrugës fëmijët prej 4 javësh nuk shkojnë në shkollë, nuk ka as infermier për të bërë qoftë edhe një gjilpërë, çdo ditë e më shumë fshati po braktiset’, tha një banor.

Përveç faktit të izolimit, banorët shprehin shqetësimin se situata e tyre sa vjen e rëndohet edhe për shkak të kushteve të rënda të jetës, ku u mungojnë uji dhe dritat.

‘Rrugë jo, investim jo, shëndetësi dhe arsim këtu nuk ka. Detyra jonë është ta bëjmë faktike, se si është gjendja. Pastaj le të dalë përfaqësuesi i rilindjes apo kryeministri,  le të thotë nëse ne po themi diçka që nuk është. Ju s’keni rrugë. Ekonomia juaj është në mjerim. Tre fshatra të bllokuara.  Modeli i tyre janë projektet 3D me kulla dhe më rrugë, dhe sipas tyre kjo është Shqipëria e rilindjes’, tha Flamur Hoxha nga fshati Gdhesht në Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

VIDEO/ Përmbytjet në Kukës, Breg Lumi pa rrugë dhe pa ujë të pijshëm

Fri Feb 19 , 2021
Ujërat e kaskadës së Drinit nuk kanë shkaktuar problem vetëm në zonën e Nënshkodrës, por edhe te dhjetëra banorë pranë qytetit të Kukësit. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të liqenit të Fierzës në fshatin Breg-Lumë në Kukës është përmbytur rruga. Banorët janë të detyruar që të lëvizin […]