FOTO/ Reshjet, situatë e rëndë në Tropojë, përmbytje në disa zona, disa familje të bllokuara

Situata nga reshjet në Tropojë është e rëndë.

Ka disa zona të përmbytura, ndërsa 7 familje janë bllokuar në fshatin Fushë Lumë.

Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes:

Nga informacioni i marrë nga bashkitë si rezultat i kushteve të motit reulton se:

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu dhe më intensive në territorin e bashkisë Tropojë.

Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i EC-së bashkisë Tropojë si rezultat i reshjeve te shiut: gjendja ne fshatin Fushe-Lumi te Nj.Adm.Margegaj dhe ne fshatin Vlad te Nj.Adm.Bytyc ka përmbytje te jashtezakonshme.

– Ne fshatin Vlad situata eshte me e perkeqesuar, aty qe ne oret e para te mengjesit ndodhen stafi i Bashkise Tropoje, ku po monitorojne situaten per te parandaluar ndonje fatkeqesi.

-Ne fshatin Fushe-Lumi 7 familje jane te bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.

Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *