• April 18, 2024 5:58 pm

FOTO/ Rruga hyrëse e Kukësit e braktisur dhe e shkatërruar

Segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me Rrugën e Kombit, si në hyrje ashtu edhe në dalje, prej vitesh është braktisur dhe nuk ka asnjë investim.

Hyrja e Kukësit që duhej të ishte në një gjendje më të mirë, është në një situatë të rëndë.

Përveç mos mirëmbajtjes nga Bashkia, kjo rrugë është kthyer në burim aksidentesh.

Sipas drejtuesve të automjeteve, kjo pjesë rruge ka fushëpamje shumë të kufizuar dhe kthesa të forta.

Ky segment, që njihet edhe si Rruga e Spitalit ka edhe probleme të tjera si, mungesa e kapakëve të pusetave, dëmtime të trotuarit, ku në disa vende nuk ka fare trotuar etj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Bashkisë Safet Gjici, thotë se këto problematika do të marrin zgjidhje nga zbatimi i projektit që po hartohet nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Studio e Projektimit e Bashkisë.

Nga ana tjetër të rrezikuar janë edhe këmbësoret pasi mungojnë barrierat anësore, mungon sinjalistika si dhe elementet të tjerë të sigurisë. 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *