
Kompania Salillari që ka dhe koncesionin e Rrugës së Kombit ka nisur në mënyrë të jashtëligjshme punimet për rreth-rrotullimin në Gostil të Kukësit pjesë e projektit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit dhe urës së re mbi Lumin Drin i Zi.
Fillimi i punimeve ka nxitur reagimin e banorëve të lagjes Gostil, të cilët kundershtojnë këtë projekt, pasi ka prekur tokat e tyre bujqësore, burimi kryesor i të ardhurave familjare.
Ata kanë dalë në protestë në vendin ku po kryen punimet, ndërsa thonë se kompania ka filluar punimet.
Kompania ‘Salillari’ që sipas tyre po shkatërron tokat bujqësore, vreshtat e parcelat e mbjella pa njoftuar dhe pa pasur një projekt të dakordësuar mes paleve dhe marrëveshje për shpronësimet.
Ata kërkojnë që pronat e tyre, të dokumentohen në hipoteke dhe përllogaritja e dëmshpërblimit të bëhet sipas çmimit të tregut.
Sipas projektit janë parashikuar të ndërtohen dy rrethrrotullime në dy anët e Rrugës së Kombit, pranë mbikalimit të Gostilit, e njëri prej të cilëve do të shërbejë si devijim për rrugën e re që do të lidhë aeroportin e Kukësit.