• Thu. Apr 25th, 2024

Skuadra e Kukësit ka mbyllur fazën përgatitore në Tropojë dhe në kthim ka vizituar shtëpinë e re, stadiumin ‘Zeqir Ymeri’, i cili është në ndërtim e sipër.

Pasi vizituan ambientet e jashtme dhe të brendshme të stadiumit, stafi dhe lojtarët kanë ngelur të kënaqur nga ecuria e punimeve duke shpresuar se shumë shpejt do të kthehen për të luajtur në stadiumin e ri.

Eduart Rocaj, njeri prej titullarëve të ekipit u shpreh se do te ndjehej mjaft mirë në shtëpinë e re dhe mbështetja e skuadrës nga tifozëria në fushën e saj është shumë herë më pozitive.

Tashmë Kukësit i ka mbetur edhe 1 javë për përgatitjen e ndeshjes së Europa Ligë me Slavian e Sofies.

Tashmë ekipi do të grumbullohet në ‘Elbasan Arena’ gjate këtyre ditëve, ndërsa ndeshja do të luhet në ‘Air Albania’ në datën 27 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *