• April 20, 2024 7:38 am

Wildlife Albania Photography hapi ekspozitën 4 ditore në Qytetin e Prizrenit ku u prezantuan fotografi të shpendëve migrues.

Wildlife Albania Photograpy është grupi më i madh i fotografeve Shqiptare që me aparatin e tyre sjellin foto nga momente te ndryshme të shpendëve dhe kafshëve.

Arian Mavriqi, kryetar i kësaj organizate u shpreh se kjo ekspozitë do prezantohet në të gjithë Kosovën dhe Shqipërinë si dhe në Maqedoni e Mal të Zi

Në këtë ekspozitë morën pjese edhe fotografë nga Shqipëria siç është Besnik Hallaçi, biolog, drejtor i ADZM (zonat e mbrojtura) Kukës.

Të jesh fotograf i botës së egër nuk është gjë e lehtë pasi kjo kërkon durim dhe përqendrim të madh.

Ky lloj i fotografisë të jep mundësinë të njohësh më mirë natyrën, të udhëtosh nëpër vende të ndryshme, të gjendesh përballë lloj-lloj kafshe dhe natyrisht të shkrepësh fotografi mahnitëse që i pëlqejnë të gjithë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *