Frika nga infektimi me Covid-19, Kukësi anulon miqësoren

Skuadra e Kukësit ka anuluar miqësoren me Kastriotin dhe del me një njoftim për këtë.

Klubi verilindor bën me dije se e bën diçka të tillë për të mos rrezikuar infektimin e ndonjë lojtari apo pjesëtari të stafit teknik me Covid-19.

Kjo mund t’i rrezikojë ndeshjen me Slavia Sofia dhe te Kukësi kanë vendosur të grumbullohen dhe të mos zhvillojnë miqësore.

‘Futboll Klub Kukësi njofton se ndeshja miqësore ndaj Kastriotit, e planifikuar të luhet ditën e sotme në Fushë Krujë, është anuluar.

Shkak për këtë vendim janë bërë masat që po merr klubi ynë para ndeshjes së Europa League, duke shmangur çdo lloj risku për Covid 19.

Ekipi është rikthyer nga Tropoja dhe do të grumbullohet në Elbasan, nën masa të rrepta higjeno-sanitare.

Klubi është siguruar që hoteli ku do të qëndrojmë është dezinfektuar, duke respektuar çdo protokoll të ardhur nga UEFA’, shkruhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ekskluzive/ Bie numri i nxënësve të regjistruar në gjimnazin ‘Havzi Nela’

Thu Aug 20 , 2020
Në gjimnazin ‘Havzi Nela’ të Kukësit ka një rënie të madhe të numrit të regjistrimeve nga të rinjtë dhe të rejat që kanë përfunduar arsimin 9-vjeçar. Nga të dhënat e siguruara nga Luma Post, mësohet se gjatë këtij viti numri i të regjistruarave së bashku me arsimin profesional është shumë […]