• April 20, 2024 12:17 pm

Gastronomia/ Kuzhina e Gorës, gatimet që kanë bërë historinë

Në kohë më të hershme Gora, është e shquar për mjeshtër të guzhinës në disa specialitete. Historikisht ata janë njohur si gjellbërës dhe si zejtar ëmbëltorësh.

Zeja e ëmbëltorëve, gjatë shekujve më parë e kanë ushtruar goranët, në territorin e Perandorisë Osmane.

Ata shërbyen edhe në mutfakët (kuzhinat) e sulltanëve në Topkapi Saraj, si ahqixhinjë dhe ahqibashë të dalluar.

Gatime të tjera janë: qoftet, mish i pjekur ne saç, ndërpeci, flija, mishi i thatë (pastërma), sarma, kulloshta (klloshtra), patatet e pjekura në prush, pitet, etj.

Po shtjellojmë disa lloje të gatimeve. Pitet, janë përdorur si gatime zëvendësuese të bukës.

Ka disa lloje të gatimit të piteve si: pite kolare (me rrathë) pite me dy koleç, pite me renda (shtresa), ndërpeta (petëza të coptuara) etj. Flija përgatitet me petëza të përgatituar nga brumi i grurit apo misrit, i përzier, dhe pas pjekjes i lyhet me gjalpë dhe vezë.

Në rajonin e Gorës dhe zonave afër, prodhimi i rakisë është një praktikë e zakonshme. Rakia zakonisht prodhohet nga fermentimi i rrushit, kumbullave, thanave, dëllinjave dhe manaferrave.

Banorët e disa fshatrave të Gorës kanë një histori të vjetër në rritjen e bletëve dhe prodhimin e mjaltit. Gjithashtu në kjo zonë është e njohur për prodhimin e bulmetit i cili përpunohet në kushte shtëpiake……

Materiali dhe foto janë marrë nga Faqja në Facebook: Fshati Shishtavec

 

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *