Gega del pozitiv me Covid, reagon klubi i Kukësit

Trajneri i klubit të Kukësit, Skënder Gega ka dalë pozitiv me koronavirus.

Komunikatë e klubit të Kukësit:

Klubi i Kukësit njofton se trajneri Skënder Gega ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer për Covid 19!

Trajneri Gega prej 4 ditësh ka ndjerë simptomat e para të virusit dhe ka munguar në stërvitje për të shmangur çdo kontakt me ekipin duke u vetëizoluar në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme ka kryer tamponin dhe nga përgjigja që mori ditën e sotme, ai rezultoi i prekur nga Corona Virus.

Klubi i Kukësit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë trajnerit Gega. Të presim më të fortë profesor. Kjo fitore ishte për ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *