
Trajneri i Kukësit, Skënder Gega po kryen terapi për mushkëritë.
Tekniku i skuadrës verilindore, i cili prej disa ditësh ndodhet në Turqi pasi pësoi përkeqësim të shëndetit prej koronavirusit, tregoi ditët e vështira.
57-vjeçari shtoi se u detyrua të shkonte për kurim në Turqi teksa përdorimi i ilaçeve nuk bëri efekt.
‘Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim dhe nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkëritë i kisha të mbuluara, por do të kalojë.
Kam filluar menjëherë një terapi për mushkëritë.
Me tampon kam dalë negativ, më e shumta kaloi, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkërive’, rrëfen Gega.