Gentiana lutea – lulja shëruese e mbretit Gent që rritet në Kukës

Emërtimi i bimëve në gjuhën shqipe

Atlasi biologjik për bimë

Atllasi bimor dhe vlerat e tija, në fushën e njohjes të bimëve, ka kuptimin parësor për vlera shkencore dhe edukative, si quhen bimët në gjuhën shqipe. Sejcili popull në botë, në gjuhën e tijë i ka emruar bimët, për kulturën biologjike, medicinale, farmaceutike, kërkimore shkencore, etj.

Poashtu edhe shqiptarët si populli më i vjetër në Gadishullin Ilirik, historikisht kan treguar interesim të veçatë, për pjesën më të madhe të bimësisë, se si thirren apo si quhen në gjuhën shqipe bimët. Bimët janë emruar në gjuhën shqipe prej se është folë gjuha shqipe, prej kohës së Pellazgëve, Ilirëve dhe deri te shqitarët.

Kuptohet se atyre kohërave më të lashta, në kohën e Pellazgëve, emërtimi i bimëve në gjuën shqipe, ka zanafillën, e cila pastaj fillon dhe zhvillohet dhe përsoset njohshmëria në kohën Ilire. Ilirët prej Pellazgëve kan dijtur më shumë për bimët, kan treguar interes intensiv për mjekësi dhe bimë me vlera ushqyese, prandaj kan dijtur më shumë se si quheshin bimët. Për shumë arsye Ilirët bimët i kan ndarë në bimë mjekuese, bimë ushqimore, bimë për kullota dhe bara të këqij.

Bimë mjekuese janë përdorur prej kohëve të lashta, duke i përdorur rrënjët, kërcellin, gjethet, lulet, frutin dhe farat e bimëve. Ashtu lindi interesimi dhe kujdesi, se cilat bimë janë shëndetësore, mjekuese dhe helmuese. Çdo bar është helm, por çdo helm është bar mjekues. Pellazgët janë banor shumë më herët që kan dijtur për bimët, por më afër janë Iliriët dhe si vazhdim shqiptarët. Prandaj më sigurt mund të flasim për kulturën Ilire, ata shumë bimëve u kan venduar emra në gjuhën shqipe, të cilët flasin shumë për ditën e sotme, kan pesha me vlerë gjuhësore dhe shkencore. Emërtimet e bimëve në Pellazgjisht, janë fillimet e emërtimëve bazë, ku bimët janë emruar ashtu si i kan njohur, kurse emrat u jan përshtatur sipas cilësive, apo morfologjis së bimës.

Leka i Madh i Maqedonisë sipas disa shënimeve e ka përdorur bimën Shpendra (Heleborus odorus), e cila në popull njihet si kukureku. Mendohet se lëngut i kësajë bime ka ndikuar shumë në fuqinë fizike dhe mendore apo gjeniale të Lekës së Madh. Dyshohet se ata që ja kan pregaditur çajin Lekës prej bimës shpendra, ja kan rritur dozën dhe ashtu është helmuar Leka i Madh i Maqedonisë.

Mbreti Ilir Genti, për mjekim e ka përdorur bimën, Lulja e gentit (Gentiana lutea L.). Gentiana me disa varietete rritet në lartësi mbidetare 1600 metra, atë e gjejmë në zonat e kullosave, në majat e maleve në gjithë hapësirën shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, etj. Mbreti Genti duke pi çaj prej rrënjëve të kësajë bime, i ka qetësuar dhimbjet e barkut, prandaj botërishtë njihet si lulja e Gentit. Bima Gentiana lutea përdoret edhe sot në mjekësinë popullore dhe në mjekësinë bashkëkohore. Përmes kësajë bime rregullohet peristaltika e yorr;ve dhe lukthit, si dhe funkcionimi normal i enzimeve, enterokinazave, pra lëngu i bim;s Gentiana, ka kundërveprim ndaj bakterieve.

Në kohën e Ilirëve janë përdorur edhe shumë bimë të tjera, për mjekime të dryshme:

Gjembori Iliri – Onopodrum illyricum L., Shpata ilire – Gladiolus Illyricus L., Gjembgomari – Silybum nutans, Trumëza ilire – Satureja motana, Arnika e alpeve – Arnica montana, Sherebela – Salvia officinalis, bima Gjethedielli – Plantago minor, Thundër mushka – Tussilago farfara L. si dhe shumë bimë të tjera.

Njeriu në historinë e largët, në munges të ushqimit me karakter shtazor, filloi të ushqehet me ushqime bimore. Duke ngrën fruta të pemëve, perime , por të shumtën e rasteve ka ngrënë rrënjë, zhardhok, tubere, gjethe dhe kështu me rradhë, ushqimi ka bërë evolucion organik. Pra njeriu pjesërishtë kaloi prej atij mishngrënës canibal, në bimëngrënës herbivora, me ushqime bimore ose vegetarian, për shumë arsye njeriu është gjithëfarngrënës ose omnivora.

Njeriu duke u ushqyer me ushqime vegjetariane, ai tregoi interesim për njohjen dhe kultivimin e bimëve. Ushqimi bimorë bëri një evolucion progresiv organik, në përsosjen e disa organeve të traktit digestive, për tretjen e ushqimit, duke filluar nga aparati i gojës, lukthi, zorrët, arganet ndihmëse për tretjen e ushqimit, etj. Të gjithë ata faktorë kan ndikua pozitivisht, në njohjen e bimëve dhe kultivimin e tyre. Prandaj sot mund të themi se historia për njohjen e bimëve është shumë e vjetër sa edhe vet ekzistimi i popullit Iliro-shqiptar. Mungesa e shënimeve dhe shkrimeve në këtë drejtim na mundon dhe mungon shumë. Prandaj kemi shumë mangësira, lidhur në emërtimin e plotë dhe të pamvarur.

Sikur historia jonë të ishte e shkruar, në të gjitha drejtimet shkencore dhe kulturore, me siguri bota do të mësone edhe më shumë prej nesh. Por dyshoj shumë për të mirë, në gjenialiteti, e popullit Pellazg, Ilir, dhe trashëguesit e kulturës së tyre shqiptarët, se kulturën e zhvillimit tonë histrike na e kan vjedhur dhe tjetërsuar popujt të cilët na kan rrobëruar dhe na kan sunduar me okupime shumë të gjata. Më shumë se 800 vjetë na sundoi Roma, 400 vjetë Bizantët, 550 vjetë Turqia, dhe 150 vjetë sllavët.

GENTIANA, BIMA ME FUQI ANTIBIOTIKE, QË ZBULOI MBRETI GENT

Mori emrin e mbretit ilir të cilit iu shfaq fuqia shëruese, gjatë lutjeve hyjnore

Gentiana Lutea kujtohet në kartmonedhën 2000- lekëshe të Bankës së Shqipërisë, falë mrekullisë së saj kurative që shpëtoi banorët e Ilirisë nga shfarosja prej murtajës

Folklori shqiptar flet për shumë aplikime medicinale dhe mistike të bimëve dhe rrënjëve. Gentiana (sanëza) është një nga rrënjët e përdorura gjerësisht. Është e dokumentuar në sitet botërore botanike se kjo bimë është zbulim i një mbreti Ilir. Emri botanik Gentiana rrjedh nga Gentius, mbretit të Ilirisë së lashtë (180-167 para Krishtit) , i cili zbuloi vlerat e saj terapeutike, sipas një historie të shkruar nga Pliny the Elder. Barishtja nisi të përdorej në mjekësinë bimore evropiane gjatë 2200 viteve që nga zbulimi i saj. Historia e zbulimit të kësaj bime është po kaq befasuese sa fuqia e saj. Gjatë sundimit të mbretit Gent, Iliria u shkatërrua nga murtaja. Kaq e madhe ishte vdekshmëria mes banorëve, saqë mbreti i devotshëm lajmëroi një sezon kreshme dhe lutjesh dhe gjatë kësaj kohe, ai do hidhte me lutje një shigjetë në ajër. Atje ku Zoti do të drejtonte rënien e saj, atje do të gjendej shërimi. Shigjeta ra në disa barishte të pasura me aftësi kurative për të ndaluar vazhdimësinë e sëmundjes së tmerrshme. Kur u testua kohë më vonë, u gjet që kjo barishte kishte veti të habitshme medicinale dhe në sajë të këtyre vetive, ndihmoi shumë për të pakësuar vdekjet nga murtaja. Bima nga ajo kohë u bë e njohur me emrin Gentiana, në nderim të mbretit të mirë, të cilit lutjet i sollën shfaqjen hyjnore të përbërësve të saj medicinalë. Ky zbulim ishte shkaku që kur u zu rob, mbreti Gent nuk u vra por u dërgua në Romë. Një lloj antibiotiku, që për herë të parë u zbulua në Amerikë me ndikim antibakterial, quhet Gentamicin dhe ka shfrytëzuar potencialin e kësaj bime. Kartëmonedha shqiptare me vlerë 2000 lekë mban portretin e Mbretit ilir, Gentit. Ajo paraqet elementin e fundit të përzgjedhur nga Banka e Shqipërisë, për të prezantuar përzgjedhjen e personaliteteve përfaqësuese të periudhave historike më domethënëse për Shqipërinë. Në anën e pasme të kartëmonedhës paraqitet bima medicinale me emrin e saj botanik, Gentiana Lutea.

Gentiana Lutea, fuqia vepruese mbi sistemin tretës dhe endokrin

Është një bimë barishtore shumëvjeçare, që rritet 1-2 m lartësi, me gjethe eliptike 10-30 cm të gjata dhe 4-12 cm të gjerë. Lulet janë të verdha, me nga 7 petale. Ajo rritet në mes barërave alpine dhe kullotave nën- alpine, zakonisht në tokë gëlqerore. Rrënja e cila mund të jetë mbi 5 cm e trashë dhe ka disa degë, korret në vjeshtë, thahet dhe ruhet për përdorim të mëvonshëm. Rrënjët e bimëve që nuk kanë lëshuar lule, janë edhe më të pasura në përbërës kurativë. Bima Gentiana (ose sanëza) ka një reputacion të gjatë si tonik, ndihmon tretjen e ushqimit dhe është përbërës në një numër aperitivësh në Evropë. Para futjes së sumullbarit nw pwrgatitjen e birrws, ishte Gentiana bima e përdorur. Rrënja e kwsaj bime alpine ka një histori të gjatë të përdorimit si një tonik i hidhur dhe është një përbërës i shumë ilaçeve popullore dhe moderne.

Shija tepër e hidhur është shkaku kryesor i efekteve të saj të dobishme. Stimulimi i hidhur i receptorëve të shijes rezulton në sekretimin e lëngjeve që ndihmojnë tretjen e ushqimit , duke përfshirë aciditetin në stomak, bile dhe nxitjen e enzimave pankreatike. Si e tillë, kjo bimë është një stimulues kyç në mjekësinë popullore, duke siguruar mbështetje për tretjen, parandalimin e infeksioneve me origjinë ushqimore, alergjitë nga ushqimet, parandalimin e fermentimit në zorrë, rritjen e asimilimit të lëndëve ushqyese nga zorrët e holla dhe nxjerrjen e mbeturinave prej tyre. Përbërësit e saj kurativë gjenden sidomos në rrënjët e saj por edhe në pjesët e tjera të bimës dhe shërbejnë si një ilaç tonik dhe antifungal e antifungicid (pra, kundër mykut tek njeriu dhe tek bimët). Rrënjët e saj janë bërë pjesë e preparateve farmaceutike. Shija vjen nga përmbajtja e glykosides secoiridoid, amarogentin, gentiopicrin dhe sidomos gentiobiose, e cila është aq e hidhur, saqë që vazhdon të ruajë hidhësinë edhe nëse hollohet me 58.000.000 herë të volumit të saj me ujë. Është një nga komponimet më të hidhura natyrore të njohura deri sot dhe është përdorur si bazë shkencore për matjen e hidhërimit. Në farmakologjinë veterinare që në 1860-n, rrënja Gentiana (sanëza) konsiderohej e dobishme si një tonik dhe për sistemin e tretjes. Kjo bimë është parë me dobi në kthimin e formës shëndetësore, pas lodhjeve dhe sëmundjeve kronike , dobësisë së sistemit të tretjes, infeksioneve të stomakut dhe mungesës oreksit. Ajo është konsideruar gjithashtu një nga fortifikueset më të mira të sistemit imunitar të njeriut, stimuluese e mëlçisë dhe e fshikëzës së tëmthit. Rekomandohet të përdoret me një pastrues apo detoksifikues por jo për periudha shumë të gjata.

Kushtet e përdorimit

Oreksi i dobët

Anoreksi nervore,

Rivendos aftësinë e tretjes pas periudhave të gjata të sëmundjes

Dispepsi, fryrje barku, gazra

Për të zvogëluar alergjitë ushqimore

Si programi anti- infektiv për zorrët (parandalim dhe trajtim)

Pastrim i mëlçisë

Stimulon sekrecionet biliare

Normalizim i punës së pankreasit

Çrregullimet e zorrëve

Bima Gentiana përdoret si ekstrakt në trajtë lëngu. Dozimi i rekomanduar është 5 deri 20 pika ekstrakt, ose një lugë çaji në 250 ml ujë, zjen për 5 minuta. Pihet nga një filxhan para vaktit të drekës.

Vetitë e përbërësve kimikë

Antihelmuese

Anti-inflamatore (ënjtjeve)

Antiseptike (kundër mikrobeve)

Tonike

Prodhuese e kolagjenit

Ul temperaturën

Freskuese

Tretëse

Kolagogue

Emenagogue

Efektet e padëshiruara

Gentiana Lutea konsiderohet përgjithësisht si e sigurt dhe tolerohet mirë. Por shija intensive (e fortë) e hidhur mund të shkaktojë vjellje sidomos në doza të larta. Tek personat me ulcera të stomakut ose të duodenit mund të ketë efekt të kundërt. Një përbërës i saj Centaurium ndodh që jep reaksion alergjik në lëkurë *rallë. Ashtu sikurse barnat farmaceutike apo ushqimet shkaktojnë alergji ose efekte anësore, edhe bimët medicinale, qofshin shkurre, erëza në gatim, çajra, vajra esencialë a aromatikë, mund të japin tek disa efekte të tilla të dëmshme. Sidomos në doza të larta.

Përdorime të tjera

Ekstraktet e rrënjës Gentiana përdoren në pijen e butë amerikane ‘Moxie’ dhe aroma unike e kësaj pijeje i atribuohet kësaj bime. Ajo përdoret edhe në Francë për të prodhuar një lloj likeri ‘Limousin’ dhe aperitivë. Shoqata Evropiane ‘Gentian’ në Lozanë ‘, qëndër e studimeve europiane të familjes bimore Gentianacées ka për objektiv zhvillimin e njohurive dhe përdorimit të variantit Gentiana e verdhë dhe të llojeve të tjera të Gentianaceae.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Pas ditëve të qeta, rikthehet koronavirusi në Kukës

Tue Aug 4 , 2020
Pas disa ditëve të qeta, sot janë rikthyer rastet në Kukës. Sipas asaj që bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sot në Kukës janë shënuar 5 raste të reja me Covid-19. Gjithashtu një rast i ri është shënuar edhe në Has. Disa prej qytetarëve po trajtohen në banest e […]